Fileto pule me limon

Përbërësit

2 vezë
4 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle niseshte
1 gotë ujë
300 gr filetë pule
1 gotë verë e bardhë
lëkurë limoni
lëng limoni
1 lugë të vogël sheqer
kripë

Përgatitja
1
Si fillim lyeni me vezë e miell filetot e pulës dhe i skuqni.
2
Në një tas bashkoni niseshtenë, ujin dhe i shtoni në një tigan. Shtoni verën dhe sheqerin.
3
I trazoni mirë, shtoni lëngun dhe lëkurën e limonit. Në fund edhe pak kripë. Tani vendosni për të pjesën tjetër të skuqjes filetot e pulës. Në fund e shoqëroni me disa feta limoni.

Leave a Reply