Fërgesë me Spinaq dhe Presh

Përbërësit

8 vezë
150 gr presh (vetëm pjesa e bardhë)
50 gr spinaq (të kulluar dhe të tharë)
50 gr pançetë (në feta)
djathë kaçkavall
kripë
piper

Përgatitja
1
Për të realizuar këtë recetë, fillimisht thyeni vezët në një tas dhe rrihini pak së bashu me 4 lugë kaçkavall, pak kripë dhe piper.
2
Grini hollë spinaqin dhe prijeni në rrethore preshin.
3
Skuqni në një tigan të posacëm për të tilla fërgesash pancetën, të prerë në shirita të hollë me 2 lugë vaj ulliri. Hidhni perimet në tigan dhe hidhini pak kripë. Bashkoni këtë të fundit me vezët e rrahura në tas.
4
Më pas ngrohni 2 lugë vaj në tigan dhe hidhni të gjithë përzierjen dhe lëreni sa të forcohet në fund.
5
Me ndihmën e ndonjë pjate ktheni dhe pjesën tjetër që të gatuhet.
6
Shërbejeni të ngrohtë ose të ftohtë. Mund ta zbukuroni sipas dëshirës.

Leave a Reply