Një fenomen i pazakontë është shfaqur mbrëmjen e sotme në Librazhd. Në redaksinë e Librazhdi Neës kanë mbërritur pamje dhe mesazhe të shumta në lidhje me atë se çfarë po ndodh në qiell.
Prej më shumë se 20 minutash qielli ndriçohet pa u ndaluar, ndërsa në pak sekonda nata bëhet ditë. Ky fenomen i ka shqetësuar qytetarët, të cilët në videot e dërguara në redaksinë e Librazhdi Neës shprehen
“Përshëndetje Librazhdi Neës. Me sa duket erdhi qameti, qielli ndricohet pa pushim prej me shume se 20 minutash.” Video kanë ardhur edhe nga zona e Katjelit në Prrenjas.
Videot janë shpërndarë kudo në rrjetet sociale duke ngjallur komente dhe reagime të shumta, ku lexon “perla” nga më të ndryshmet.SHIH VIDEON
Kujtojmë se jo vetëm Librazhdi dhe zona juglindore por e gjithë Shqipëria këto ditë është përfshirë nga moti i keq me rrebeshe të vazhdueshme shiu.
Mot i njëjtë pritet edhe ditën e nesërme dhe të hënën, më pas do vijnë ditët me diell dhe temperaturat do jenë ato të zakonshme të stinës.