Një ngjarje ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.
Mësohet se një fëmijë dy vjeç ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjysmë ore më parë, në rrugën “Shefqet Kuka”, shkruan
Grupi hetimor ndodhet në zonë dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.