Ka ndodhur ne Izrael ku një farmacist ka pohuar se është ndjerë mirë, pasi aksidentalisht është injektuar me pesë doza të vaksinës Pfizer Covid-19 në të njëjtën kohë.
Ai quhet Uday Azizi, dhe si cdo punonjës shëndetësor, ne baze te rregullave te vendosura ishte në “vijën e parë” të personave që duhej të vaksinoheshin.
Sidoqoftë, ku i erdhi radha atij te vente vaksinen, infermierja që vaksinoi farmacistin nuk e kuptoi se çdo shishe vaksine përmbante 5 doza dhe madje ndonjëherë edhe më shumë.
Keshtu qe Azizi përfundoi duke marrë 5 doza njëherësh.
Më pas, qendra e vaksinave e kuptoi gabimin dhe i riu u dërgua në spital. Për fat të mirë, Azizi nuk ka pësuar asnjë efekt të anesor si pasojë e vaksinave, përveç disa skuqjeve dhe ënjtjeve rreth zonës ku ai mori injeksionin.
Vete Farmacisti Azizi tha se:
“Unë nuk kam asnjë problem me marrjen e disa dozave përsëri. Le të jemi optimist për vaksinën.”