Farat e lulediellit, ju largojne urinë, largojne kolesterolin dhe parandalojn semundjet e zemres

Farat e lulediellit janë të mira për një varg aspektesh shëndetësore, por ato mund të na ndihmojnë edhe të luftojmë plakjen dhe ta pengojmë oreksin.

Duke ia shtuar ushqimit një grusht fara luledielli, veç që do t’i ofroni organizmit tuaj yndyra të shëndetshme, ju do ta bëni veten të ndjeheni të ngopur një kohë më të gjatë.

Përveç acideve të pangopura yndyrore, këto fara përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe magnezit, si dhe vitaminave B, A, D, E. Të gjitha këto janë përbërës mjaft të shëndetshëm për të pasur një lëkurë sa më të lëmuar, thonj të shëndetshëm dhe flokë sa më të mira.

Ato jo vetëm që luftojnë plakjen, por yndyrat e mira të farave të lulediellit ndihmojnë edhe në ruajtjen e niveleve të ulëta të kolesterolit në gjak, një hap që parandalon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.

Për më tepër, për shkak të përmbajtjes së tyre me vitaminë B6 dhe acidit folik, farat janë të dobishme gjatë momenteve të çrregullimeve nervore dhe çrregullimeve të humorit. SHIKO.NEWS