FAMILJA SHQIPTARE SHKON SI REFUGJATE, KTHEHET BIZNESMENE.HISTORIA QE DO JU HABISE

Familja e Agron Lekës nga Shqipëria dëshiron të largohet vullnetarisht nga Schloß Holte-Stukenbrock, i Gjermanisë pas 30 muajsh qëndrim pasi u është refuzuar kërkesa për azil. Por, qendra e këshillimit në Gjermani do të ndihmojë familjen shqiptare që të integrohet në vendin e tyre duke u mundësuar hapjen e një projekti bujqësor, shkruan nw.de.

Kërkesa për azil e familjes Leka nga Shqipëria është refuzuar muaj më parë nga ana e shtetit gjerman. Një refuzim i tillë është pranuar nga bashkëshortët Agron Leka 33 vjeç dhe gruaja e tij Liri Leka 29- vjeç. Tre fëmijët e tyre janë shumë të vegjël për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Ata kanë një vajzë dhe dy djem, ku Drita është 9-vjeç dhe Mehmet 8-vjeç dhe Rigelsi 17-muajsh. Ata do të kthehen shumë shpejt pranë të afërmve të tyre në Shqipëri. Prindërit e tyre kanë vendosur që të largohen vullnetarisht për në vendlindjen e tyre, sepse nuk duan të rrezikojnë dhe të deportohen nga ana e policisë.

Ndihmësi Stephen Adeoye, shpjegon se më që familja Leka ka vendosur të ikë vullnetarisht, ne do t’u shpjegojnë dhe do ti këshillojmë se si do të procedohet.

Ai është drejtori menaxhues i qendrës ZfL “Future for Life”. Në mes të vitit 2015, familja shqiptare prej 4 anëtarësh kishte shkuar në Gjermani, dhe atje u kishte lindur më i vogli i fëmijëve Rigels.

Megjithëse shtëpia ku u akomodua familja shqiptare ishte shumë komode, shumë shpejt shpresat e tyre u ndërprenë pasi tyre iu refuzua qëndrimi në Gjermani.

Ndërsa familjes i kishte ardhur kërkesa për dëbim vajza e tyre Drita kishte shkuar për pushime verore bashkë me klasën dhe mësuesit e saj.

Pas ardhjes së vajzës së tyre nga pushimet, familja Leka do të ikte në gusht për në Shqipëri.

Por, të dy fëmijët që ndiqnin shkollën fillore në Gjermani, kur të ktheheshin në vendin e tyre do të humbisni një vit shkollë, pasi Drita dhe Mehmeti nuk e dinë alfabetin e gjuhës shqipe.

Por, për shkak se ata nuk kishin para nuk mundën që të blinin as dhe biletat e kthimit. Kështu që çështja u zvarrit dhe për dy muaj të tjerë.

Kjo ishte një situatë shumë e vështirë për familjen shqiptare. “Asnjë Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Berlin, nuk mori përsipër largimin e tyre”,- thotë Stephen Adeoye.

Por sipas tij, ai është shprehur se ne jo vetëm që duam t’i ndihmojmë në kthim por duam që të sigurohemi për një perspektivë apo se si do të jetë e ardhmja e tyre në Shqipëri. Atje është një vend jo fitimprurës dhe kështu shumë qytetarë marrin rrugët e emigracionit.

Por, Stephen Adeoye thotë se do ta mbështesë çiftin shqiptar dhe do t’u sigurojë që ata të ngijnë një fermë organike, në Lushnjë. Ajo do të ngrihet në dy hektarë tokë, ku të mbillen karota dhe do të jenë një biznes që do të ketë një kontratë të rregull me shtetin gjerman.

Sipas tij, familja Leka kështu do të ketë mundësi që nëpërmjet bujqësisë në vendin e saj do të mund të sigurojë të ardhura.

Pra kjo familje do ia nisë nga e para në Shqipëri. Së pari ata do të shkojnë në shtëpinë e Agron Lekës.

Por, pas kaq shumë muajsh më në fund Agron Leka tregon se ka mundur të marrë kopjen e pasaportës së tij të vulosur nga autoriteteve gjermane. Qëndrimi i familjes në Gjermani do të jetë i lejuar deri në muajin prill 2018.

Por për shkak se kërkesa për azil është refuzuar, ata janë të detyruar të largohen. Kjo është një situatë shumë konfuze për 33-vjeçarin, i cili ka punuar në Shqipëri në sektorin e ndërtimit dhe bujqësisë, madje gjeti një punë në SHS, por nuk i lejohet të punojë.

Pra, tani e vetmja zgjidhje për ta është ikja, e cila do të jetë e vonuar pasi i vogli i tyre nuk ka pasaportë. Rigel ka lindur në Gjermani, ka një certifikatë lindjeje, por nuk ka pasaportë.

Kjo është arsyeja pse Stephen Adeoye e quan përsëri një vonesë të tepërt. Pas të gjitha, ai mëson se ata janë regjistruar në zyrën e emigracionit në Gütersloh.

Ai do ta shkojë të marrë pasaportën për të voglin atje, pasi dita e konfirmimit për tu larguar familja është të premten.

Leave a Reply