Pothuajse çdo vit në rrjetet sociale publikohen fatura restorantesh që abuzojnë me çmimet gjatë sezonit turistik, por duket se këto abuzime kanë filluar edhe këtë vit.
Zv.kryeministri Erion Braçe ka denoncuar një rast të tillë në rrjetet sociale, ku publikon një faturë të një restoranti, ku totali i pagesës është një shumë jo e vogël, 347.500 lekë të vjetra.
Në faturën e publikuar nga Braçe, vihet re se qytetarët kanë konsumuar edhe dater, një lloj midhje për të cilën zv.kryeministri thotë se është e ndaluar me ligj tregtimi i saj në vendin tonë. Gjithashtu edhe çmimi i një kilogram levreku është i konsiderueshëm, 50 mijë lekë, ndaj Braçe bën thirrje që të mos abuzohet me çmimet, pasi në të kundërt numri i turistëve do të jetë i pakët.
Postimi i plotë i Braçes:
MOS E NISNI ME KEMBEN E GABUAR; DOMETHENE ME FATUREN E GABUAR!
1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend; 2. Nje levrek nuk kushton kerkund
50.000 leke; 3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;
4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme.
E thjeshte;
Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush!