Personi i cili u mbyt sot në plazhin e Velipojës është një punonjës p olicie i Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Komuna Shtime, e cila përmes një statusi në rrjete sociale, thotë se personi që ka h umbur j etën në Velipojë është polici Hasan Hysenaj.
Komuna i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit, ndërsa vlerëson figurën e efektivit të pol icisë. Postimi në Facebook
TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN E P OLICIT HASAN HYSENAJ: Shtime, 22 gusht 2021 – Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit po licor, Hasan Hysenaj nga fshati Petrovë.
Me këtë rast shprehim ngushëllimet të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve të punës dhe miqve të tij!
Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin virtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!