Eliminoni aromën e pakëndshme me këtë recetë të shpejtë; Në shumë pak minuta

Pas gatimit të një vakti me aromë jo të mirë, si p.sh peshku apo gjella me qepë etj, gjithmonë në shtëpi qëndron një erë e fortë e cila duket sikur nuk largohet asnjëherë. Kjo mund të jetë edhe për arsye se shpesh perdet ose objektet e tjera me copë në shtëpi e ruajnë erën që marrin. Por, tani ka një zgjidhje. Me këtë recetë më poshtë mund të eliminoni aromën në shumë pak minuta.

Përbërësit

1 l ujë

1 portokall

128 gram boronica të kuqe

1 lugë gjelle fara karafili

2 degë të freskëta rozmarinë

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete ju këshillojmë të prisni portokallin në feta të holla dhe ta shtoni në një tenxhere. Po aty hidhni boronicat e kuqe, farat e karafilit, 2 degët e freskëta të rozmarinës dhe pak ekstrakt vanilje apo kanellë. Sipas dëshirës tuaj mund të shtoni apo zëvendësoni edhe përbërës të tjera që ju gjenden në shtëpi.

P.sh mund të përdorni edhe gjethe dafine, kanellë apo fruta të tjera të stinës siç janë mollët.

Në fund tek kjo përzierje shtoni përafërsisht edhe 1 litër ujë ose derisa tenxherja të mbushet plotësisht. Vendoseni të ziejë dhe përzieni herë pas here që përbërësit të lëshojnë aromat e tyre. Në vetëm pak minuta shtëpia juaj do të mbushet me aromë të freskët frutash. Lëreni të ziejë në zjarr të avashtë derisa uji të avullojë dhe mund të shtoni përsëri