Efektet të aloe verës janë të shumta, duke filluar me përmirësimin e sistemit të tretjes, forcimin e sistemit imunitar, deri edhe në zvogëlimin e dhimbjeve të artritit, parandalimin e diabetit dhe sëmundjeve tumorale. Kjo bimë gjithashtu ul kolesterolin, përmirëson funksionet kardiovaskulare, si edhe lehtëson dhimbjen e muskujve.
REDUKTON DHIMBJEN E ARTRITIT
Aloe vera shquhet për vetitë e saj të mahnitshme antiinflamatore që punojnë menjëherë në dhimbje dhe ënjtje që rezultojnë nga artriti. Lëngu i tij është jashtëzakonisht efektiv në qetësimin e inflamacionit. Në fakt, aplikimi i përditshëm mbi ënjtjen ose duke pirë lëngun e aloes kanë dhënë rezultate pozitive në shërimin e dhimbjes së artritit.
PËR DIABETIN
Aloeja përdoret gjithashtu për trajtimin e diabetit. Konsumi i saj ka efekte të dobishme në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
NDALON STRESIN
Aloe vera xhel është e pasur me vitamina, si vitamina B12, vitamina B1, vitamina B2, vitamina B6, vitamina A, vitamina E, vitamina C dhe acid folik. Këto vitamina janë të nevojshme për funksionimin e duhur të trupit të njeriut, duke ju larguar nga ndikimi i rrezikshëm i stresit.
ZVOGËLON KOLESTEROLIN
Përmirëson cilësinë e gjakut dhe kështu ndihmon në ribalancimin e komponentëve të tjerë në gjakun tuaj, si kolesteroli dhe glukoza. Në mënyrë efektive ul kolesterolin dhe përmbajtjen totale të triglicerideve.
KUNDËR TË VJELLAVE
Përzierja mund të ndodhë për shkak të një sërë arsyesh, duke përfshirë konsumimin e ushqimit të kontaminuar, prekjen nga gripi, ose edhe për shkak të trajtimeve të kimioterapisë. Lëngu i aloes është i shkëlqyer për një stomak të sëmurë dhe ju bën të ndiheni më mirë duke sjellë një ndjenjë të qetë në të gjithë trupin. Kjo në mënyrë indirekte ndihmon në zbutjen e ndjenjave të përzierjes.
KURON PLAGËT
Aloe vera është konsideruar si një shërues natyror që kur u zbulua mijëra vjet më pare, është alternativa më e mirë për veshjen e plagëve. Në fakt, në shumë raste shihet se aloe vera punon si magji. Lëngu vulos plagën duke tërhequr rrjedhën e gjakut, duke rritur kështu procesin e shërimit. Në shumë studime është vërtetuar se aloe trajton në mënyrë efektive viktimat e djegura të shkallës së tretë dhe rikthen lëkurën e djegur më shpejt.