Eduart Grishaj flet pas finales së zhurmshme: S’njoh akoma një shqiptar që pranon humbjen

Tani që Big Brother ka mbaruar mbeten ende disa gjëra pa u sqaruar, të cilat do të marrin përgjigje në Post BBV. Punatat janë xhiruar dhe do të transmetohen në ditët në vijim, ndërsa thuhet se Donaldi dhe Beatrix nuk kanë qenë të pransishëm. Kjo, pasi siç thuhet në media të ndryshme, Donaldi ka hatërmbetjet e tij në lidhje me çmimin e madh.

I ftuar sot në “Wake Up”, regjisori i BBV, Eduart Grishaj është pyetur rreth faktit që njëra palë mbeti e pakënaqur. Ai theksoi se banorët e këtij edicioni kanë dalë më të fituar se në çdo vend të botës ku bëhet ky reality show.

“[Ndodh] jo vetëm në një spekltakël të tillë, që përfshihet gjithë kombi shqiptar. Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh akoma një shqiptar që njeh humbjen, ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar. Asnjëri nga katër finalistët nuk ka humbur. Njëri do ta fitojë çmimin e parë, por unë mendoj që të gjithë ata konkurrentë që kanë qenë aty kanë dalë të fituar, si ai që ka dalë javën e parë, edhe ai që ka dalë javën e fundit. Pra, asnjë nuk duhet të mërzitet për sa i përket titullit [fitues]…

Asnjëherë në asnjë Grande Fratello apo Big Brother [në botë], nuk kanë përfituar kaq shumë sa kanë përfituar banorët në Big Brother Albania; duke marrë vende pune, kontrata shumë të mira, shtëpi… Nuk ka ndodhur asnjëherë! Pavarësisht se njerëzit nuk kënaqen asnjëherë, por kanë pasur mundësi të jashtëzakonshme,” -tha Grishaj.

I pyetur për banorin e tij të preferuar, ai tha me humor emrin e Elhaid Cufit, por doli shumë herët. Më pas sqaroi se në gjithë atë vrull pune është e vështirë të kesh të preferuar dhe të afeksionohesh me banorët.