Edi Rama paralajmëron ikjen nga politika: Nuk do jem më kryeministër nëse…

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot la rgimin nga politika në rast se nuk do të marrë minimumi 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Në emisionin “Open”, Rama tha se nuk do të jetë më as kryeministër, as kryetar i PS dhe as deputet, në rast se nuk merr të paktën 71 mandate.

‘Nuk do jem më as kryeministër, as deputet’, Rama

Sulo: Çfarë do bëni nëse h umbisni?

Rama: Në të gjithë botën, fituesi i zgjedhjeve është partia e parë. Po themi, në Hollandë, kryeministri fitoi mandatin e katërt. Në kushtet tona, PS në çdo lloj rezultati të jetë forcë e parë, është fituesi. Për mua personalisht, mandati i tretë ose është i plotë për PS ose ndryshe PS vendos çfarë të bëjë me të por jo me mua kryeministër.

Sulo: As kryetar i PS?

Rama: Aty mund të jem kujdestar për një fazë. As kryeministër, as deputet, as analist.