Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp e ‘Ekonomia në Fokus’, ku u diskutua dhe buxheti për vitin 2021, theksoi se do të bëhet një financim masiv për sigurimin e vaksinës që ajo të jetë falas për të gjithë qytetarët dhe do të jetë pa detyrim.
“Do të na duhet të financojmë masivisht për të garantuar vaksinimin falas, jo me detyrim. Çdo qytetar që do dëshirojë të vaksinohet, vaksina për ta do të jetë falas dhe nuk bëhet fjalë për shifra të vogla”,- tha Rama.