I ftuar në një intervistë ndryshe në “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka folur si rrallëherë edhe për jetën personale dhe raportin me gratë e di vorcet e mëparshme.
Cila është pasuria e Edi Ramës dhe bashkëshortes Linda Rama?
Rama thotë se marrëdhëniet e mëparshme nuk kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në mënyrë civile. Ndërsa për Lindën shprehet se është shumë me fat që është bashkëshorti i saj.
“Së pari njëherë, e ndjej veten jashtëzakonisht me fat që jam burri i Lindës edhe që kam Lindën në krah tani më prej 10 vjetësh, gjë që realisht ma ka bërë shumë të largët kohën e mëparshme. Së dyti, unë mendoj që në jetën e njerëzve pjesa personale, pjesa private shumë individuale është shumë e veçantë për secilin dhe është jashtëzakonisht e vështirë që nga larg ta gjykosh dhe të thuash ky apo ai bërë këtë apo bëri atë. Nuk është e mundur.
Unë s’kam dashur asnjëherë që të jem njeriu që i jap mend të tjerëve apo u them të tjerëve. Me jetën privatë të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që mendojnë dhe kjo liri është gjëja që duhet garantuar dhe moscënimi i saj është që është jeta e secilit. Secili ka jetën e vetë. Por nuk kam pasur për hir të së vërtetës, kam pasur thjesht raporte që në një moment të caktuar nuk kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në mënyrë civile.