Bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla, është infektuar me variantin Delta të Covid-19.
Kjo është bërë e ditur nga vetë ai, i cili përmes rrjetit social Instagram ka thënë se është vaksinuar, prandaj gjendja e tij shëndetësore rezulton të jetë e mirë.
“Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin Covid 19, variantin Delta. Nuk po ndihme edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe shumë më keq. Porosia ime për të gjithë:
Ju lutem vaksinohuni me parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”, ka shkruar Syla.