Edhe Ilir Meta në zi, ndan mesazhin e dhimbshëm përhumbjen e parakohshme të…

Ilir Meta ka reaguar i trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të gazetarit të njohur Artjan Tepelena i cili humbi sot betejën me COVID-19.

Kreu i shtetit shkruan në postimin e tij se Artjan Tepelena “do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion”.

POSTIMI I PLOTE I METEs

Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!

Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion.

Të prehet në paqe!