“E takova dje”, Artan Hoxha zbulon çfarë ka ndodhur me Mihal Kokëdhimën

Gazetari investigativ Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar takimin me Mihal Kokëdhimën, i cili u be i njohur edhe si “Mihali i Qeparoit”, një vit më parë, pasi sulmoi biznesmenin spanjoll Eugenio Galdon dhe familjen e tij.

Pas kësaj ngjarje të pazakonte që bëri edhe xhiron e mediave të huaja, IKMT shembi hotelin e Kokëdhimës në Porto Palermo, por ndërkohë, Hoxha thotë se është takuar me te ditën e djeshme dhe ai vazhdon te shesë peshk nga rezervati i tij, ne Port Palermo.

Postimi i Artan Hoxhës:

“Nostalgji…kater vite me pare ne Porto Palermo..

E mbani mend Mihalin?!

E takova dje.

Vazhdon te shesë peshk, koce dhe levrek nga rezervati i tij, ne Port Palermo, me nje Benz 250 te ndryshkur..

Eh mor Mihal, Mihal!!

Mire burgun qe e bere tamam, po te rrafshuan restorantin megjithe hotel, per 5 levreke rezervati…qe nje miliarder spanjoll, nuk pati leke te holla ne xhep, te ti paguante…

I prishe imazhin e turizmit elitar, udheheqesit dhe…

Prandaj thote populli:”Me zjarrin, ujin dhe shtetin mos e krruaj, se te bejne gjemen…”