E mbijetuara nga ka nceri paralajmëron të gjithë që mos e pësojnë si ajo dhe tregon 4 shenjat e para që nuk duhet t’i injoroni

Kanceri i zorrëve është një nga llojet më të zakonshme që prek sot Europën.
Një grua ka treguar katër shenjat e hershme të kancerit të zorrëve që ajo përjetoi para diagnozës së saj dhe u ka kërkuar të tjerëve që “të mos jenë si ajo”.

“Simptoma e parë ishte dhimbja në anën e majtë të barkut dhe mendova gjatë se ishte një infeksion i urinës që më tej ma la dhimbjen në shpinë”.

“Simptoma e dytë, për mua ishte lodhja”, shtoi ajo. “Normalisht ngrihesha, shkoja në punë, kthehesha në shtëpi dhe më pas shkoja në palestër, gatuaja darkë ose takoja një shoqe. Por, në thelb kur kthehesha në shtëpi nga puna, më vinte gjumi pjesën tjetër të mbrëmjes.”

Simptoma e saj e tretë, që ajo e përshkroi si një simptomë që nuk e vuri re, ishte një ndryshim në zakonet e zorrëve të mia dhe paksa gjak në jashtqitjen time”, shpjegoi ajo. “Nëse do ta kisha vënë re këtë, do ta kisha gjetur kancerin tim më shpejt para se të shkonte në stadin 4.”

Simptoma e katërt që ajo donte të nënvizonte ishte mungesa e oreksit dhe humbja e pashpjegueshme e peshës. “Unë në fakt nuk po humbja peshë, sepse mungesa e oreksit ishte mjaft e rrallë por mbaj mend që kisha të përziera dhe nuk doja të haja aq shumë sepse zorrët nuk ishin në rregull”

Në fund ajo e përfundon videon duke u thënë shikuesve: “Shpresoj që kjo t`ju ndihmojë”.

Ju këshilloj të familjarizoheni me simptomat e kancerit të zorrëve, veçanërisht nëse dyshoni se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. SHIKO.NEWS