Për të bërë një recetë ndryshe , përdorni një bukë të paprerë në feta dhe të mbushur me këto përbërës. E gjithë familja, do ta dojë.
Lëreni të piqet për rreth 50 minuta në temperaturën 180 gradë. Serviret e ngrohtë.
Përbërësit:
1 bukë e paprerë
2 patate
4 feta djathë pice (të ndara përgjysmë)
1 filxhan djathë mozarela
4 feta proshutë (të ndara përgjysmë)
1 gotë qumësht
3 vezë
Majdanoz
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Merrni bukën, prisni pjesën e sipërme dhe largojini të gjithë tulin. Qëroni patatet, i prisni në feta mesatare dhe hidhini në një tas qelqi. Rregullojini me pak kripë dhe piper të zi.
Vendosni një shtresë me patate brenda bukës, një shtresë me feta proshute (të ndara përgjysmë) dhe një shtresë me feta djathi. Ndiqni të njëjtën procedurë derisa të mbushet e gjithë buka.
Më pas, hidhni majdanozin e copëtuar dhe një shtresë me djathë të grirë. Në një enë shtoni vezët, i rrihni për disa minuta dhe hidhni më pas edhe qumështin në të. Përziejini dhe shtojini në bukën e mbushur.
Vendoseni bukën e përgatitur në një enë për pjekje, mbulojeni me pjesën e sipërme dhe vendoseni në furrë.
Lëreni të piqet për rreth 50 minuta në temperaturën 180 gradë. Serviret e ngrohtë.