Aktori dhe pedagogu Igli Zarka me hyrjen e tij në shtëpinë e Big Brother shkaktoi mjaft diskutime me qëndrimet e tij.
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm u transmetua një video që përmblidhte disa nga momentet më pikante të qëndrimit të Zarkës në shtëpi, në një pjesë të saj u shfaq Monika, e cila preku hundën me dorë, duke nënkuptuar se Igli konsumon lëndë narkotike.
Pas përfundimit të spektaklit, Monika i kërkoi Zarkës që të flasin, por ai e refuzoi.
Pjesë nga biseda:
Monika: Mundet një dhjetë minutësh? Mbaro me çunat edhe…
Igli: Monika të lutem!
Monika: Po një dhjetë minutësh!
Igli: E di çfarë pune bëjnë prindërit e mi Monika? M’u përgjigj.
Monika: Ka qenë një keqkuptim.
Igli: A e di çfarë pune bëjnë prindërit e mi apo jo?
Monika: Jo.
Igli: Nuk e di? Dhe unë nuk kam në plan ta them këtu.
Monika: Më fal dhe unë do të të përulem, por nuk e kam bërë…
Igli: Mos mu afro. Ti thjesht nuk e kupton dot çfarë ke bërë dhe unë nuk ta shpjegoj dot çfarë ke bërë.
Monika: Ka qenë thjesht një keqkuptim. Më fal dhe të përgjërohem.
Igli: Më falni çuna që hyrja juaj është kështu (i drejtohet djemve të rinj), ju kërkoj shumë ndjesë. Shpresoj shumë që t’ju takoj në Prishtinë.
Mirëpo, pas këtij debate të fortë, dyshja kanë bërë paqe. Kur ishin vetëm në oborr, Monika i kërkoi edhe një herë falje Iglit dhe aktori e përqafoi.
Monika: Ma beso. Për atë të përgjërohem, të kërkoj falje. Plus ti je tjetër gjë për mua, në sytë e mi.
Igli: E mbyllëm.
Monika: Të lutem më lejo të të puth dorën. Kurrë nuk lëndoj njeri.
Igli: Më shiko mua, mos qaj më, hajde ecim içik bashkë.