Pas shumë aludimesh se kishte hequr dorë nga televizioni, Xhemi Shehu e pohon publikisht se kjo është e vërtetë.
Gjatë një interviste për “Who”, moderatorja ikonë e ‘Portokalli”, tha se nuk kthehet më në televizion pasi kërkon që të shijojë jetën familjare me dy djemtë dhe bashkëshortin e saj, Visi.
“Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe. “Direkt “jo”. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur. Ika si mami e dy djemve dhe për këtë jam shumë e lumtur, sepse nuk është se puna më mbajti peng që të zhvilloja jetën time. Krijova familjen, që mendoj që është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe puna i shërben asaj. Nuk është se kam sakrifikuar gjërat më thelbësore në jetë për hir të punës,” – thotë Xhemi Shehu.