Kanë nisur protetsat para selisë së PD, teksa qytetarët me në krye ish-kreun e PD-së Kukësit Ibsen Elezi, kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, pasi humbi sërish zgjedhjet.
Bëhet me dije se kryedemokrati ka fikur dritën dhe i ka mbyllhr derën e Selisë blu dhe nuk ka lejuar që të hyjnë në ambiente Elezi.
Për media Elezi është shprehur se protesta për largimin e Bashës do të vijojnë dita-ditës derisa ai të largohet dhe t’i hapë rrugë ristrukturimit të partisë.
“Ata që s’na lënë ne të hyjmë në seli, nesër do bashkohen me ne. Në këto protestë i është bërë thirrje demkoratëve. Basha duhet të dorëhiqet. Sa më vonë aq më e turpshme do të jetë për të. Sot fillon lufta për demokracinë në PD. Ky është në pikë të hallit moj. Si fillon lufta pas 8 vitesh dështime. Turpi dhe frika është herën e parë. E kanë shkatërruar PD duke vr.arë vlerat morale,” tha ia ndër të tjera.