Duket sikur pranvera ska ardhur ende : Moti merr kthesën e papritur, ja se si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave sipas

Kjo javë ka nisur me kushte të qëndrueshme atmosferike dhe mot me diell, për tu pasuar ditën e martë me shtim të vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Drejtuese e Zyres Operacionale prane MeteoAlb, Lajda Porja ka bërë me dije se e marta dhe e mërkura do të jenë dy ditë në mbizotërimin e reshjeve të shiut dhe të borës.

Ndër të tjera ajo thekson se pritet që duke filluar nga dita e nesërme të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave.

“Kjo javë ka nisur me kushte të qëndrueshme atmosferike por duke filluar nga e marta do të sjellë një ndryshim duke sjellë vranësira në të gjithë vendin. E marta dhe e mërkura do të sjellin reshje shiu dhe bore në zonat malore. Mëngjesin e së mërkurës do të kemi dhe rrebesh kryesisht në zonat bregdetare.

Ndërsa të enjten dhe të premten do të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike. Ndërkohë duke filluar nga nesër pritet një ulje e temperaturave , gjatë javës pritet që temperaturat të jenë deri në 14-15 gradë ndërsa në zonat malore do të shkojë dhe deri në 0 gradë”, ka thënë ajo.