Beatrix ka qenë tepër e shqetësuar mbrëmjen e djeshme në lidhje me situatën me Donaldin ku dhe ka kërkuar të largohet nga shtëpia e “Big Brother”.
Ishte Arjola ajo që e këshilloi duke i thënë të mos shqetësohet fare në lidhje me asgjë dhe ta vazhdojë këtë rrugëtim.
“Vetëm dua të dal nga këtu dhe të shkoj në shtëpi”,u shpreh Beatrix.
“Jo nuk ke për të shkuar,tani qetësohu një herë,shtrihu,pusho dhe nesër ja nisnim nga e para se je dhe e lodhur dhe e stresuar”,i tha Arjola duke e këshilluar.
“Ka ca ditë që jam kështu dhe nuk është se po bëhet më mirë”, i tha Beatrix.
Top Channel