Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter ka goditur jugun e Shqipërisë pak pas mesnatës së sotme.
Lëkundjet e tërmetit kishin thellësi 5 kilometra, ndërkohë epiqendra ishte 19 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës. Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.