Policia e shtetit me ane te nje njoftimi zyrtare ka bere te ditur per te gjithe qytetaret qe kane ndermend te udhetojne nga pikat kufitare me Greqine se sipas njoftimit te dhene nga policia greke, kufiri tokesor me shtetin helen do te jete i hapur vetem ne piakt kufitare te kalimit ne Kakavije dhe Kapshtice.
Te gjithe shtetasit shqiptar e te huaj me leje qendrimi greke, shtetasit greke dhe minoritaret qe kane per te udhetuar drejt Greqise , duhet qe brenda 48 oreve para udhetimit te plotesojne online formularin PFL (Passenger Location Form) ne linkun zyrtar ne adresen:
https://travel.gov.gr/#
Keshtu qe ai person qe nuk disponon konfirmimn me barcode nuk do te lejohet te kaloje kufirin.
Njoftim mbi lëvizjen nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar me Greqinë
📌 Policia e Shtetit sqaron qytetarët se sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë.
📌Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/
📌Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve 🛂 në pikën hyrëse të kalimit në Greqi 🇬🇷.
📌Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin 🛂⛔.
📌Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin.
📌Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do t’i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv ✅ me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.
📌Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave 🚛 🚚 vazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje 🇦🇱 🇬🇷 por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.
Ndërsa Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke. Në këto pika nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve.