Egzona Rafuna është moderatorja e RTK-së e cila u bë pjesë e shtëpisë së BBV-së. E si duket ajo është ambientuar shpejt brenda shtëpis.
Por ajo ishte ‘viktima’ e radhës e cila u tremb nga Donaldi. Ajo ishte duke fjetur teksa ngadalë u afrua Donaldi me një arushë të vogël para fytyrës së saj.
Moderatorja u frikësua dhe filloi duke i bërtitur Donaldit me të qeshur. Donaldi është banori që ka frikësuar më së shumti banorët e BBV-së, ndërsa Monika ishte ‘viktima’ e këtyre rasteve.
Nderkohe, Donaldi mbreme është vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë. Ai sonte ka hapur kutinë e Pandorës, ku me këtë rast ka hapur dy zarfe, një të zi dhe një të bardhë, që nënkupton një lajm të mirë dhe një të keq.
Zarfi i bardhë i siguroi atij një udhëtim nëpër botë bashkë me Romeon, vëllaun e tij, pasi të përfundojë Big Brother.
Ndërsa me hapjen e zarfit të zi, ai duhet të dergojë në nominim tre persona nga banorët, ku mund të përfshinte edhe vetën. Donaldi ka zgjedhur veten, Meridianin dhe Ilirin për të shkuar në televotim për spektaklin e ardhshëm