Donaldi kërkon të largohet nga shtëpia, thirret me urgjencë në dhomën e rrëfimit

Largimi i Beatrix nga shtëpia e Big Brother, e ka lënë mjaft të mërzitur Donaldin, i cili në këto dy ditë është shprehur i shqetësuar për atë që po ndodh jashtë me këngëtaren.

Gjatë një bisede me Monikën ai është shprehur se do që të dalë nga shtëpia dhe të lërë lojën në mes.

Menjëhere pas kësaj deklarate Donaldi është thirrur në dhomën e rrëfimit, ku në jo pak raste banorët binden që të ndryshojnë qëndrimet e tyre.

Pas daljes së Triksës ka qenë Egzona ajo që është kujdesur më së shumti për aktorin, duk i përgatitur atij edhe ushqimin, ndërkohë që vetë Beatrix ka vendosur të zhduket nga rrjetet sociale.

Ajo nuk ka bërë asnjë postim, dhe për më tepër kishte refuzuar që të ishte pjesë e studios së Fun Club, ku ftohen të gjithë banorët e eleminuar.

Duket se familja ka vendosur që ta mbrojë për disa ditë Triksën nga efekti i rrjeteve sociale./noa.al