Doktor Pipero nxjerr njoftimin urgjent: Ky lajm është i pavërtetë kujdes!

Mjeku endrokrinolog Geront Hysi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po kurohet nga Covid në një spital të Stambollit.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Pëllumb Pipero.

“Sapo lexova në një portal një lajm jo të vërtetë , për fat të mirë, për Dr Geront Husi, endokrinologun tonë të talentuar, i cili po përballet me Covd 19 në Spitalin Mecical Park në Stamboll!

Para vetëm 2 minutash fola me mjekun qe e ndjek dhe me konfirmoi se Dr Geri, kolegu jone i shtrenjtë, është në gjendje jo të mirë shendetësore, por me parametra jetësore normale, në terapi intensive, por po lufton fort për t’ja dalë dhe urojmë e dëshirojme T’ja Dalë!

Të gjithë ne urojmë që Geri ta fitojë këtë betejë dhe të kthehet midis nesh!

Me këtë rast do ju lutesha të gjitha mediave, veçanerisht portaleve, të verifikojnë çdo informacion në burim me qellimin e mirë për të mos publikuar lajme jo të vërteta!”, shkruan Pipero.