Do vishej nuse e do martohej/ 27-vjeçarja shqiptare pa sëmundje humb jeten nga Covid-19: S’të pa nuse nëna o bijë!

Priste te martohej, por një 27-vjeçare nga Berati ka nderruar jete nga koronavirusi. Ariola Sakollari Gjeçi ka humbur jetën nga Covid-19.

E reja që priste të martohej së shpejti humbi jetën në Spitalin “Shefqet Ndroqi”

Banuese në lagjen “Donika Kastrioti”. Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga Coronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, ajo u dërgua në spitalin Covid ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.