“Do t`u vështirësojmë jetën të pavaksinuarve, dhe do t`u kufizojmë mundësitë e lëvizjes dhe veprimit”. Presidenti francez Emmanuel Macron mendoi se do të shënonte pikë me pohimet e forta të bëra për gazetën “Le Parisien”, ku tha se “ kam shumë qejf t’i nervozoj të pavaksinuarit”.
Dhe prandaj duhet t’u themi: nga 15 janari nuk mund të shkoni më në restorant, nuk do të mundeni të pini një gotë verë në një lokal, nuk do të shkoni dot më për një kafe, nuk do të mund të shkoni më në teatër, nuk do të mund të shkoni më në kinema”, u shpreh ai.
Por ndryshe nga sa shpresonte shefi i Elizesë, këto komente u pasuan nga reagime të ashpra. Presidenti francez akuzohet se ka përdorur një “gjuhë përçarëse dhe vulgare”, thotë BBC. Tre muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, kundërshtarët e Macron shprehen se fjalët e përdorura prej tij janë të padenja për një president.
Ligjvënësit franceze ndaluan debatet mbi një ligj që u ndalon të pavaksinuarve shumë akvitete të jetës publike. Për të dytën natë radhazi, seanca e Asamblese Komëbtare u bllokua nga deputetë opozitarë që ankohen për gjuhën e kreun të shtetit, të përshkruar “si të papërgjegjshme e të paramenduar”. Legjilacioni pritet të aprovohet me votim këtë javë, por ai i ka zemëruar ndjeshëm kundërshtarët e vaksinës e disa ligjvënës francezë pretendojnë se kanë marrë disa kërcënime me vdekje nga persona të paidentifikuar.
Top Channel