Djali tregon për herë të parë se si ndodhi ngjarja në Greqi ku babai i mori jetën nënës

Zbardhet dëshmia e djalit të gruas 60-vjeçare që u vra me thikë nga partneri i saj në Selanik. Djali ka deklaruar për mediat greke se nëna e tij kishte qenë në një lidhje 21-vjeçare me 46-vjeçarin dhe se ai nuk kishte ushtruar dhunë ndaj saj më parë. Sipas tij, kohët e fundit kishin pasur debate të shpeshta dhe kishin vendosur të ndaheshin.

Sipas djalit, 46-vjeçari kishte përgatitur rrobat për të lënë shtëpinë. Gjatë një debati, nëna e tij e kishte parë duke mbajtur një thikë dhe kishte menduar se ai synonte të sulmonte djalin tjetër, 29-vjeçarin, i cili ndodhej aty. Ajo i ishte lutur që të hedhë thikën, por ai e kishte goditur në bark, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas incidentit, vëllai i tij kishte reaguar duke sulmuar 46-vjeçarin dhe duke e goditur me thikë. Sipas djalit, autori ishte larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa vëllai nuk ka rrezik për jetën. Lidhur me të kaluarën, djali deklaroi se 46-vjeçari nuk kishte ushtruar kurrë dhunë ndaj nënës së tij. Burimi JOQ