DJ Sardi bëhet baba për herë të parë: Zbulon sa emer te bukur i ka ven djalit

Aktorja ikonike meksikane, Carmen Salinas ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur familja e saj përmes një deklaratë në rrjetet sociale

Në nëntor, Salinas u shtrua në spital pasi pësoi një goditje në tru dhe ishte në kujdes intensiv.

Aktorja kishte mbi gjashtë dekada përvojë në televizion dhe filma meksikan. Në vitin 2015 ajo u zgjodh në një vend në Kongresin Meksikan që të përfaqësonte Partinë Revolucionare Institucionale.

Sa i përket publikut shqiptar, ajo u bë e njohur përmes shumë serialeve si: “Maria e lagjes”, “Velloja e nuses”, “Intriga”, “Triumfi i dashurisë” e shumë të tjerë./abcnews.al