“Dera aty është mund të dalësh”/ Beatrix merr vendimin e papritur, ja reagimi i Donaldit(VIDEO)

Ditën e djeshme Beatrix Ramosaj nuk ka qenë aspak mirë, aq sa ka kërkuar që të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Banorët janë munduar që ta qetësojnë, e sigurisht që Donaldi i ka qëndruar shumë pranë.

Mbrëmë teksa qëndronte e ulur jashtë pranë pishinës, Donaldi ka shkuar që ta qetësojë. Kur ai e pyet se çfarë ka, këngëtarja shprehet se nuk e di thjesht e “ka humbur”.

Biseda mes tyre:

Donald: Akoma kështu je? Po çfarë ke, çfarë të mundon?

Beatrix: Thjesht e kam humb, asgjë

Advertisements

Donald: Hajde ikim e flemë gjumë bashkë

Beatrix: Nuk dua të fle

Donald: Hajde të mundohemi të shtrihemi

Beatrix: Po ik t

Donald: Jo, si të iku unë të fle e të lë ty këtu. Qetësohu, çdo gjë është ok

Beatrix: Nuk më duket aq ok

Donald: Problemi është kur nuk i di gjërat, se kur i di pse ta vrasësh mendjen?

Beatrix: Se kam gjetur veten këto 3 ditë. Supozohej në këtë pikë me qenë më lirshëm, s’po më duket aq ok

Donald: Thjesht nuk duhet të mendosh aq shumë

Beatrix: Po do mendoj

Donald: Supozohej lirshëm në çfarë sensi?

Beatrix: Me qenë ok, me u ndje rehat. Nuk jam ndjerë… nuk ta shpjegoj dot. Nuk e kam ndjerë veten time këtu

Donald: As unë. Ti e ke një qëllim që ke hyrë këtu

Beatrix: Normal

Donald: Dera aty është del kur të duash. Po të duash del e shkon në shtëpi. Thjesht nuk duhet të dorëzohesh, pse të dorëzohesh. Nëse është dëshira më e madhe të dalësh, atëherë del. Është e thjeshtë, mos të kapi ankthi pse, këtu…

Beatrix: Mos u ndje keq të lutem

Donaldi: Po se më duket se nuk ndryshoj dot gjë. se të them bëj këtë, jo, bëj atë, jo. Pse nuk mundohesh të lirohesh njëherë.

Beatrix: Si?

Donaldi: Nuk e di, e gjejmë bashkë