Lonnie Willison dhe historia e saj tregon qarte se fama nuk eshte asgje ne jete e bashke me te dhe as pasuria.
Dikur mbretëresha e pasarelave me një ekonomi plot me miliona dollarë, sot Willson ka mbetur pa çati në kokë.
Ish-modelja dhe bashkëshortja e yllit të “Bachelorette”, Jeremy Jackson, nga femra më tërheqëse sot ka përfunduar si e pastrehë.
Pasi humbi titullin si më e bukura, vajza bionde përfundoi duke ndjekur veset e saj të këqija.
Willison luftoi me varësinë nga droga dhe i dha fund martesës së saj 2-vjeçare me Jeremy-n në vitin 2014.
Para dy vitesh ajo u shfaq duke kërkuar ushqim në kazanët e mbeturinave në Los Angeles, këmbëzbathur dhe e duke pire.
“Unë nuk kam folur me Jeremy. Nuk dua të flas me miqtë e mi. Po kaloj mirë. Nuk dua që dikush të më ndihmojë… Unë nuk kam celular. Unë kam ushqim dhe një vend për të fjetur. Marr ca para aty-këtu, dhe ha ushqim nëpër kosha dhe afër dyqaneve. Ka shumë”, tha ajo më parë për britaniken “The Sun”.