Nëse jeni duke kërkuar mënyra të thjeshta për të ndryshuar dietën tuaj, këshillat nga një dietolog për kancerin mund të jenë të dobishme. Siç rezulton, një erëz mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit.
Ekspertja u shpreh se:”Një nga ushqimet që mund të shtoni për të reduktuar inflamacionin, për të zvogëluar rrezikun e kancerit është erëza e shafranit të Indisë, por kjo është në formë rrënjë – jo në formë suplementi ose pluhur.
Shafrani i Indisë, një erëz e rritur kryesisht në vendet aziatike dhe pjesë e familjes së xhenxhefilit, është gjithashtu një përbërës kyç në pluhurin e kerit, i njohur shkencërisht si Curcuma longa.
Sipas Cancer Research UK , përbërësi kryesor aktiv i shafranit të Indisë, kurkumina ose metani diferuloyl, ka treguar efekte antikancerogjene në qelizat e kancerit në studime. Hulumtimet tregojnë se mund të ketë aftësinë për të vrarë qelizat e kancerit dhe për të parandaluar rritjen e mëtejshme.
Provat klinike aktualisht po eksplorojnë përdorimin e kurkuminës, me disa rezultate pozitive, megjithëse nevojiten më shumë kërkime. Aktualisht, nuk ka asnjë provë përfundimtare që sugjeron se shafrani i Indisë ose kurkumina mund të parandalojnë ose trajtojnë kancerin, por gjetjet e studimit kanë qenë premtuese.
Çfarë e shkakton kancerin?
Shkaku i saktë i kancerit mbetet i panjohur, por NHS sugjeron se një kombinim i faktorëve gjenetikë, stilit të jetesës dhe mjedisit mund të rrisë rrezikun e një personi për të zhvilluar sëmundjen.
Disa nga këta faktorë përfshijnë:
Mosha – rreziku i kancerit rritet me moshën
Pirja e duhanit
Obeziteti dhe pesha
Qendrimi ne dielli me ore te tera
Alkooli
Ndotja e ajrit
Gjenet e trashëguara të kancerit
Infeksionet – ka disa infeksione, të tilla si HPV, që mund të rrisin rrezikun e kancerit. SHIKO.NEWS