Fotoja që shihni më poshtë është e çiftit Kolë Manaj dhe Anila Prendushi, të cilët tronditën qytetin e Shkodrës paraditen e sotme, pasi 34 vjeçari qëlloi në kokë me armë zjarri 44 vjeçare, e më pas i riu vrau veten.
Raportohet se e plagosura është nënë e 3 fëmijëve. Sipas informacioneve, Prendushi pas ndarjes nga ish-burri i saj, babai i 3 fëmijëve, ka nisur bashkëjetesën me Kolë Manaj, i cili dhe e qëlloi me armë zjarri në kokë 44 vjeçaren.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, ku çifti është gjetur brenda automjetit tip “Volkswagen”.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qëlluar të dashurën me plumb në kokë, ndërsa arma e krimit është gjetur në mjet.
I riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vajza është gjetur me shenja jete por ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Dyshohet se fillimisht ka pasur konflikt mes djalit dhe vajzës brenda makinës, e më pas janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.