Një video që informonte njerëzit se sa shpesh duhet të lajnë gjithçka, ka ndezur një debat në internet, me shumë mendime që përplasen.
Klipi, u tregoi shikuesve se duhet të vendosnin recipetat në lavatriçe pas çdo tre deri në katër veshje, te lani carcafet e shtratit ku flini çdo dy javë si edhe peshqirët një ose dy herë në javë ku perdoren.
Megjithatë, qindra njerëz komentuan këto këshilla.
Washlands rekomandon larjen e çorapeve pas çdo perdorimi, sutjenat pas tre ose katër veshjesh, këmishat pas dy deri në katër herësh dhe pizhameve pas çdo tre deri në pesë herë .
Videoja këshillonte gjithashtu larjen e carcafeve te shtratit çdo dy javë dhe peshqirët një ose dy herë në javë, por se xhinsi mund të vihet për tu larë pasi të jetë veshur dhjetë herë.
Që kur video është shpërndarë, mbi 8.9 milionë përdorues të mediave sociale kanë debatuar se çfarë është e drejtë apo e gabuar.
Një grua shkruan e shqetesuart: “Oh Zot e neveritshme. Shtrati duhet të ndërrohet dhe lahet dy herë në javë jo cdo 2 jave. Peshqirët duhen ndërruar dhe larë dy herë në javë, të gjitha rrobat duhen ndërruar dhe larë pas çdo veshjeje”
Një grua tjetër shtoi: “Këmisha çdo 2-4 heresh, cfare thua? Sigurisht, nëse dua të marr era sqetull…”
Ndërsa një i tretë tha: “unë i laj gjërat kur duhet të lahen. Është kaq e kotë të lani gjithçka pas një veshjeje ose larjeve të planifikuara, por secilit ka një metodë të vetën.”