Fier- Një aksident mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Tepelenë humbi jetën punonjësi i FNSH, Sokrat Lela, dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj 78 vjeçe. Bashkëshortja e tij, Fatbardha Lela ndodhet në koma në spital.
Janë plagosur shtetasit Gerti Skënderaj 43 vjeç, banues në Cakran (drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij ku më pas u përplas me mjetin tip ‘Ford’.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident .