Një ngjarje ka ndodhur sot në Drenas. Pas një aksidenti ka humbur jeten 2 persona.
Mësohet se cifti kanë lënë 8 fëmijë jetim.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident . Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
Pamje nga ngjarja: