Ka lënë mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother VIP, Donald Veshaj.
Ky nuk është as eleminim nga publiku as ndonjë penalizem tjetër, por plotësimi më në fund i një prej dëshirave të tij.
Donaldi ka kërkuar prej disa kohësh një intervistë me Arbana Osmanin dhe pikërisht “Vëllai i Madh” i ka plotësuar ditën e sotme dëshirë.
Arbana pas shumë kohësh ka zgjedhur të japë një intervistë mbi jetën e saj personale dhe profesionale dhe këtë e bëri në pak minuta me Donald Veshajn.
Gjatë intervistës, Arbana u pyet mbi jetën e saj dhe tha se në disa raste ka kërkuar ndihmën e psikologut.
Ajo foli dhe për lidhjen me Eduard Gripshin dhe tha se nuk gjente asgjë negative tek ai.