Autoritetet e pales greke kanë njoftuar masa të reja ne lidhje me kufijte gjatë kohës së pandemisë.
Prandaj edhe eshte njoftuar se kush futet në shtetin grek nga 18 dhjetori e deri në 7 janar e ka te detyrueshme të karantinohet 3 ditë.
Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ka thene: “Karantina e detyrueshme për ata që udhëtojnë nga jashtë në Greqi dhe hyjnë në vend nga 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021, do te jetë e kufizuar, nga 10 ditë, në 3 ditë”.
Behet e ditur se qeveria ka marrë këtë vendim, pasi kohët e fundit ka pasur reagime të forta nga ata që dëshironin të ktheheshin në Greqi dhe u detyruan të qëndronin në karantinë për dhjetë ditë .
Masat paraprake për hyrjen në vend, siç thonë ata, ishin tashmë të rrepta me detyrimin për të paraqitur një test negativ të koronavirusit.