Sapo është bërë me dije se numri i pacientëve aktivë me Covid në Shqipëri është rritur ndjeshëm, ndërsa është rritur gjithashtu edhe numri i atyre që kanë nevojë për trajtim të specializuar në spital.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë 81 persona që po trajtohen në Spitalin Infektiv, që nëse do t’u referohemi deklaratave të një viti më parë është në limitet e kapacitetit të shtretërve që ka, duke nënkuptuar se shumë shpejt mund të rihapet Covid 2.
Spitali Covid 2 pritet që të jetë ish-kirurgjia në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Aktualisht janë 5573 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Kujtojmë se në spitalin Infektiv po marrin trajtim 81 pacientë, ndërsa janë shëruar 89 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,273 që nga fillimi i epidemisë.