Kirk Stevens mendoi se ishte në qiell të shtatë vitin e kaluar kur e dashura e tij, me të cilën bashkëjetonte, fitoi jackpot- in në shortin e Lotarisë Kombëtare Set For Life – 10,000 £ në muaj për 30 vjet, me vlerë gjithsej 3.6 milionë.
Pasi pranoi që Laura të jetonte me të pa paguar qira, Kirk i tregoi idenë që, në vend të qerasë që do paguante, e dashuri e tij të paguante 25 £ në javë për të marrë pjesë në lloto .
Dhe marrëveshja u shpërblye shumë kur ata arritën tek cmimi i madh.
Por 18 muaj më vonë, Kirk, 39 vjeç mbeti i habitur pasi Laura, 40 vjeç, e la atë dhe u transferua në një shtëpi të re si edhe e shkëputi nga paratë e çmimit të parë.
Kirk tregon: “Në fillim nuk e dija nëse ishte një ndarje e përhershme, kështu që nuk përmenda paratë. Por kur u bë e qartë se nuk po i rregullonim gjërat, e pyeta: ‘Po fitorja jonë në Lotari si do ndahet?’ Ajo tha: ‘Nuk është e jona, është e imja’.
Kirk vazhdonte t`i kërkonte asaj të paguante të paktën 10% sic kishte bërë deri tani. Laura nuk pranoi pasi tha se 1,000 £ në muaj ajo ia jepte për qera shtëpi.
Eksperti tha se pavarësisht emrave në çekun e rremë të përdorur për publicitet, të gjitha fitimet e Lotto-s i paguhen një individi, madje edhe në një sindikatë, dhe llogaria fituese e përdorur për paratë ishte e Laurës.
Ai tashmë ka mbetur pa asnjë fitim prej llotarisë
Po pyesim a duhet te merrte ky burr dicka nga llotaria e madhe apo jane te gruas te gjitha?
Lini komentin tuaj më poshtë