Një ngjarje tragjike u regjistrua paraditen e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku një 28-vjeçare në gjendje të rëndë psikologjike ndërmori aktin ekstrem, atë të vetëvrasjes.
Klajda Shuli, nëna e dy fëmijëve, u kthye paraditen e sotme në banesën e saj në lagjen “Visarjon Xhuvani”, la xhupin dhe telefonin dhe me shpejtësi u ngjit në katin e pestë të pallatit ku dhe jetonte duke u vetëhedhur.
Si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht Klajda humbi jetën. Ashtu si dhe bëmë me dije më herët, e reja ishte nënë e dy fëmijëve, më të voglit vetëm 2-vjeç. Ajo punonte si infermiere në Spitalin Rajonalit të Elbasanit, në Neurologji.