Çfarë po ndodh në Ukrainë, njerëzit ‘pushtojnë’ bankomatet për të tërhequr para, mijëra të tjerë largohen

Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët në Ukrainë, teksa shihen duke u larguar me makina nga shtëpitë e tyre, në një kohë që në vend ka nisur agresioni rus.

Siç shihet dhe nga pamjet, radhë të gjata makinash, janë vënë re dhe në Kiev, ndërkohë që të njëjtat skena janë para edhe përpara bankomateve, ku njerëzit kanë shkuar për të tërhequr para.

Dëshmitë në rrjetet sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume.

Ndërkohë Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, ka postuar në Tëitter një “listë për të vepruar” për komunitetin ndërkombëtar në përgjigje të sulmit të Rusisë.

Ai thotë se “bota duhet të veprojë menjëherë” dhe “e ardhmja e Evropës dhe e botës është në rrezik”.

Kuleba bën thirrje për “sanksione shkatërruese” të menjëhershme, duke përfshirë ndalimin e Rusisë nga përdorimi i sistemit të transaksioneve financiare SËIFT.

Ai gjithashtu thotë se bota duhet të “izolojë plotësisht Rusinë”, duke i ofruar Ukrainës armë dhe pajisje, ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e shpalli të pavarur këtë javë.

Por ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleb, ka shkruar në Tëitter se Putini ka nisur “pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulme. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani”, ka shkruar ai në Twitter.