Dr. Sari Fusha eshte shprehur se nëse vuani nga ulcera i stomakut është e rëndësishme të ndiqni një dietë që ndihmon uljen e aciditetit dhe parandalimin e acarimit të ulceres.
Disa nga ushqimet që duhet të konsumoni mund të jenë tërshërë dhe drithëra, sepse janë të lehta për stomakun dhe ndihmojnë mbajtjen e aciditetit në nivel të ulët.
Përimet e ziera si karrota, patatja, brokoli dhe kungulli, ngaqë janë të buta dhe nuk e irriton stomakun.
Duhet te konsumoni frutat të buta si banane, mollët e qeruar dhe dardhat, duke qenë se janë të lehta për stomakun dhe nuk shkakton aciditet
Duhet te konsumoni mishin e pulës, mishi i peshkut te zier ose të pjekur, por pa shumë yndyrë.
Duhet te konsumoni qumësht dhe kos, sepse ndihmojnë në neutralizimin e aciditetit dhe përmbajnë probiotikë që mbështesin shëndetin e tretjes.
Duhet te konsumoni bukë e bardhë ose integral, e butë dhe e lehtë për t’u tretur.
Ushqimet që duhet të shmangni janë: ushqime pikante dhe të skuqura, si: speca djegës, ushqime e skuqura; dhe ushqimet me shumë yndyrë, të cilat rrisin aciditetin dhe irritojnë stomakun.
Shmangni kafenë, çajin e zi, pihet me gaz dhe alkoolin, pasi mund të përkeqësojnë simptomë: agrumet dhe ushqimet acide, si limoni, portokallet, domatet dhe lëngjet e tyre. Çokollata, sepse mund të rrijë aciditetin dhe përkeqësojë ulcerën; Ushqime të pasura me yndyrë të ngopur, si mishi i kuq i yndyrshëm dhe produktet e tjera me shumë yndyrë.
Gjithashtu, duhet të hani vakte të vogla dhe të shpeshta për të shmangur mbushjen e stomakut.
Përtypni ushqimin ngadalë dhe shmangni ngrënien natën vonë.
Pini shumë uj gjete ditës për të mbajtur sistemin tretës të hidratuar.
Kjo dietë do të ndihmojë në lehtësimin e simptomave dhe në parandalimin e përkeqësimit të ulceres.
Dr. Sari Fusha
@dr..sari.fusha 🇦🇱Çfarë duhet të konsumoni nëse vuani nga ulçera e stomakut! 🇬🇧What should you consume if you suffer from a stomach ulcer! Special thanks to my beloved video editor, my dear colleague. @ Glendis Dervishi #stomachulcers #shëndeti #education #healtheducation #doctorsoftiktok #healthyliving ♬ original sound – Dr. Sari Fusha