Në një dalje publike bashkë me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu rikonfirmoi deklaratën e Ministres së Arsimit se shkollat do të nisin me 11 janar.
Ndërsa, përsa i takon çerdheve dhe kopshteve, ende nuk ka një përkufizim të këtij kufizimi.
“Ministria e Arsimit ka vlerësuar hapjen e vitit të ri shkollor më datën 11 janar, ndërkohë që sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.”, tha Manastirliu.
Mirepo rikujtojme se ja çfarë masash hyjnë në zbatim nga data 24 Dhjetor:
Kufizime nga ora 20 e 30 deri në 6, duke nisur nga data 24 Dhjetor deri në 4 Janar. Prej datës 5 Janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Kufizimi i aktiviteteve të vareve dhe restoranteve fastfood dhe bareve duke filluar nga ora 20 e 30 deri në 6 të mëngjesit.
Te kene kujdes qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme…
Qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme…