Shpëtohet 18-vjeçari në Spille, rasti i dytë për të njëjtin roje bregdetare
Një tjetër rast shpëtimi sapo ka ndodhur në plazhin Malibu, në Spille, ku një djalë 18-vjeçar është gjendur në vështirësi e në momente paniku. Ka qenë vrojtuesi i plazhit, Enea Sina, i cili ka ndërhyrë menjëherë me mjetin e shpëtimit. Pasi ka arritur tek i rrezikuari, Enea e ka transportuar në breg shëndoshë e mirë….